Rastet “TNT”, “Titanik”, “Monstra” dhe “Talir” rrezikohen të nisin nga e para

Fati I lëndëve “TNT”, “Titanik”, “Monstra” dhe “Talir” është në duart e Këshillit Gjyqësor i cili duhet që të vendos nëse anëtarja e porotës, Liljana Ivanovska-Koçovska mund të mbetet pjesë e këshillit gjykues ose mandati i saj ka mbaruar, në këtë rast të gjitha këto lëndë nisin nga e para, gjegjësisht asgjë nuk vlen deri më tani nga ajo që është punuar, njofton Portalb.mk.

Në seancën e Këshillit Gjyqësor, e cila është mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2019-të, në rend dite u shqyrtua mandati i anëtares së porotës, por seanca u anulua për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Avokatët e mbrojtjes, në disa seanca për rastin “TNT” kanë thënë se mandati i anëtares së porotës Koçovska ka mbaruar më 24 dhjetor të vitit 2019-të dhe se sipas Ligjit të procedurës penale, nëse vjen deri te ndërrimi i ndonjërit prej përbërjes së këshillit gjykues, procedura gjyqësore patjetër duhet që të kthehet nga e para.

Megjithatë, procedura ka vazhduar dhe janë mbajtur edhe disa seanca pas 24 dhjetorit, ndërkaq këshilli gjykues, ka thënë se nuk është kompetencë e tyre që të vendosin për ndalimin e mandatit të anëtarëve të porotës dhe për atë çështje duhet të vendos Këshilli Gjyqësor.

Gjykatësi Osman Shabani, në gjykimin për “TNT” ka informuar se kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev ka dërguar deri te Këshilli Gjyqësor shkresë, me të cilën kërkon mendim për situatën me anëtaren e porotës, duke theksuar se nuk ka kërkuar që të vendoset për ndalimin e mandatit të saj.

Avokatët e të akuzuarve në TNT, pasi që në disa seanca kanë thënë se Këshilli Gjyqësor nuk mundet të vazhdojë me punë me të njëjtën përbërje. Vikendin e kaluar dolën me disa letra të hapura deri te kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, ndërkaq pastaj edhe deri te vet anëtarja e porotës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button