Me kënaqësi, gjasat më të mëdha për shtatzëni

Nëse femra kënaqet gjatë marrëdhënieve intime, gjasat janë më të mëdha që ajo të mbetet shtatzënë- thonë ekspertët britanikë të gjinekologjisë.

Tashmë dihet se sa më të shpeshta të jenë marrëdhëniet seksuale, aq më të mëdha janë shanset që femra të mbetet shtatzënë. Mirëpo, këto ditë ka dalë një teori e re, sipas së cilës, nuk ka shumë rëndësi numri i marrëdhënieve intime, porse shanset që femra të mbetet shtatzënë janë shumë më të mëdha nëse ajo kënaqet gjatë seksit.

Gjinekologu dr. Robert Winston thotë se në fekondim ka ndikim të madh kualiteti i marrëdhënies seksuale që kanë partnerët dhe kënaqësia që ka femra gjatë marrëdhënies.
Për të ndodhur fekondimi është domosdoshmëri që mashkulli të arrijë orgazëm, ndërsa është menduar se nuk ka shumë rëndësi nëse femra arrin orgazëm ose jo.

Mirëpo, në bazë të studimit disavjeçar, Dr. Winston ka vërejtur se fekondimi është shumë më i shpeshtë dhe më i lehtë bese femra kënaqet në seks dhe arrin orgazëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button