Është rrëzuar aeroplani ukrainas në Iran, mbi 170 pasagjerë kanë humbur jetën (VIDEO)

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është rrëzuar në Iran, raportojnë mediat lokale. Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e Iranit tha se nuk kishte gjasa për të gjetur të mbijetuar, njofton REL.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet bëjnë të ditur se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua avioni.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.

Thuhet se videoja është nga rrëzimi. Video e marrë nga Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button