Si t’i ktheni në gjendje normale rrobat e zvogëluara nga larja në lavatriçe

Besojmë se ju ka ndodhur të paktën një herë që ndonjë prej rrobave tuaja të preferuara të jetë zvogëluar jashtëzakonisht shumë nga larja, transmeton Revista Class.

E dimë se si jeni ndjerë kur e keni nxjerrë nga lavatriçja. Nëse me gjithë përpjekjet që keni bërë s’keni mundur ta riktheni në gjendjen fillestare, mos u shqetësoni pasi ekziston një zgjidhje.

Veshjet e zvogëluara mund t’i riktheni në gjendjen normale shumë thjeshtë, vetëm duke përdorur një shampo bebesh. Gjithçka që duhet të bëni është të mbushni një enë me ujë të vakët dhe të hidhni shampo bebesh. Zhyteni veshjen në ujë dhe më pas filloni ta lani siç lani zakonisht rrobat me dorë, në mënyrë që shampoja të depërtojë në fibrat e veshjes së tkurrur.

Pas kësaj, nxirreni veshjen, shtrydheni dhe tërhiqeni duke u munduar ta riktheni në përmasat e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button