Organizatat ekologjike do të bojkotojnë zgjedhjet e 12 prillit?!

Zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 12 prill, pritet të bojkotohen nga organizatat ekologjike, për shkak se pushteti ka neglizhuar kërkesat e tyre të përqendruara kryesisht për ajër të pastër, transmeton Portalb.mk.

Në javën e parë të vitit, stacionet matëse si në Rektorat, Qendër, Lisiçe, Gostivar, Tetovë, Strumicë, Kërçovë, Koçan, kanë regjistruar ndotje enorme të ajrit, ndërsa rekordin e ka mbajtur Gazi Baba, me 948 grimca PM 10 në metër kub.

Eco Guerilla, një nga organizatat ekologjike theksoi se së shpejti do të vazhdojnë me hapat tjerë drejt realizimit të kërkesave.

“Tash pas festave të krishtlindjeve ortodokse të ulemi dhe të bisedojmë konkretisht se cilat do të jenë hapat e ardhshëm në lidhje me veprimin tonë si koalicion për ajër më të pastër”, tha Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” për TV21, duke përkujtuar se kishin paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve, në rast se nuk realizohen kërkesat.

Përfaqësuesit e organizatës ekologjike “Iniciativa O2” dhe aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri Im), theksojnë se këto ditë kemi ajër të pastër vetëm në ditët kur ka erë, derisa zv.ministri i ekologjisë, Jani Makraduli deklaroi se ajri ka filluar të pastrohet në vend si rezultat i ‘aksionit të përbashkët të të gjithëve’.

Ndotja e ajrit, do të jetë temë e debatit në Seancën e Kuvendit të RMV-së më 14 janar.

Përndryshe, qytetarët në muajin nëntor protestuan ndaj Qeverisë për mosmarrjen e masave për parandalim të ndotjes së ajrit, që sipas tyre është duke shkaktuar kancer në rrugët e frymëmarrjes.

Pastaj, qytetarët marshuan përsëri në Shkup në fundvit kundër ajrit të ndotur. “Marshi për jetët tona! Stop për 3 500 viktimat nga ajri i ndotur” filloi nga Ministria e mjedis jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup, si një masë paralajmëruese për kërkesën e tyre për realizimin 100 pikave për ajër të pastër deri në fundvit.

“Fronti i gjelbër” deklaruan se qëllimi i marshit është t’i paralajmërojnë përgjegjësit për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si kërkesa për jetë ose vdekje, aq sa nuk duhet të pritet asnjë moment. “O2 Iniciativa” theksoi se deri më tani vetëm 2 nga 100 kërkesat janë realizuar. Afati i parë për realizim të kërkesave ka qenë deri më 31 dhjetori të vitit 2019-të..

LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button