Përfundoi takimi Kurti-Mustafa, u caktua takimi i radhës

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, transmeton KlanKosova.

Pas këtij takimi, që ka zgjatur më shumë se tre orë, nuk ka pasë prononcime për media.

Ndonëse Mustafa nuk ka pranuar të deklarohet për detajet e takimit, ka thënë shkurt: “S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”.

Në ndërkohë, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka konfirmuar se liderët janë pajtuar që të takohen sërish nesër, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në këtë takim të dy liderëve, ndryshe nga herët tjera, përpos Vjosa Osmanit kanë qenë të pranishëm edhe dy nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Takimi Kurti-Mustafa ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button