Man. City pa limite, ofroi 100 mln funte për mbrojtësin e Serie A

Manchester City pasi ka humbur terren me Liverpoolin kryesues në Premier League, mendon të përforcohet në merkaton e janarit për pjesën e dytë të sezonit, transmeton OraNews.

Skuadra e Pep Guardiolës synon të ofrojë një qendërmbrojtës. Emri më i lakuar për të mbërritur tek klubi anglez është Kalidou Koulibaly. Sipas asaj që shkruan “90min”, Manchester City pritet që këtë muaj të paguaj klauzolën prej 100 milionë funtesh për mbrojtësin e Napolit.

Koulibaly është një nga mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht. Senegalezi prej vitesh është në optikën e disa klubeve prestigjoze në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button