Truke se si t’iu shtoni më shumë vëllim flokëve të holla

Flokët tona, si çdo pjesë tjetër e trupit, kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe vëmendje, transmeton KlanKosova.

Flokët e dëmtuara dhe të holla mund të zbulojnë shumë gjëra për shëndetin tonë, duke filluar nga gjendja mjekësore e deri te shprehitë e dobëta ushqimore.

Por, ekspertët tregojnë se ka disa mënyra se si mund t’iu shtoni më shumë vëllim flokëve në mënyrë që të rritni flokë të mahnitshme dhe të shëndetshme.

Përziejeni xhelatinën me vaj esencial për ta rritur vëllimin

Një informacion që mund të na ketë ikur rreth xhelatinës është fakti që është e pasur me shumë proteina.

Kësisoj, xhelatina është përbërës shumë i mirë për një maskë të flokëve në mënyrë që t’i trashni ato, t’i forconi dhe t’i bëni më të shëndetshme flokët e dëmtuara.

Përzieni ujin, xhelatinën dhe disa pika vaj esencial, ndërkaq pastaj aplikojeni masën e fituar në flokë.

Lëreni ashtu pak minuta dhe pastaj pastroni flokët me ujë të ftohët.

Përfshini më shumë pemë, perime dhe proteina në dietë

Flokët e holla nuk ndikojnë vetëm në vëllim, por edhe në atë se sa lehtë dëmtohen ato.

Nëse dëshironi flokë të forta dhe të shëndetshme, është e domosdoshme të përfshini pemë dhe perime në dietë.

Flokëve tonë u nevojitet hekur, vitamina dhe biotinë për t’u rritur të shëndetshme.

Shumë perime të ndryshme, duke përfshirë fasulet dhe spinaqin, kanë përbërje të lartë të hekurit dhe, normalisht, pemët janë burim i mahnitshëm i vitaminave.

Në anën tjetër, bananet dhe lulelakra përmbajnë biotinë.

Për flokë të trasha, nevojitet sasi e mjaftueshme e proteinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button