Shkoi për të vjedhur tek xhaxhai, i vret gruan në mënyrë makabër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën ku një 50-vjeçare është shpallur e humbur nga familjarët pasi nuk kishin informacion që prej datës pesë, transmeton TopChannel.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe ka zbuluar se ajo ishte vrarë dhe trupi ndodhej në rezervuarin e fshatit.

Për këtë krim janë arrestuar 3 persona ku njëri është nipi i bashkëshortit të saj.

Viktima mësohet se është Drita Saliaj.

Mallakastër

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit:

  1. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button