Biznesi më i ri, jo i zakonshëm

Houda Ben Romthan, inxhiniere e elektronikës, pas 12 vjetësh braktisi punën në administratë me qëllim që të realizonte ëndrrën e saj të kamotshme: kultivimin e kërmijve, transmeton Koha.net.

Ky biznes i ri ka lulëzuar në Tunizi.

Edhe pse shumë njerëz e kanë mërzi t’i prekin, ky nuk është problem për Romthanin, pasi krijesat e vogla janë bërë burim i parave të saj, raporton Reuters.

Ajo thotë se projektit që i kushtoi vetëm 10 mijë dollarë, nuk i duhet dora e një burri.

Kërmijtë mund të përdoren për produkte të bukurisë ndërsa mishi mund të krijojë ushqime të shijshme.

Romthan thotë se për dhjetë minuta i vë të vlojnë në ujë me krip, para se t’ua shesë myshterinjve që i përdorin kërmijtë për mbrojtje të lëkurës, transmeton KTV.

Për nisjen e këtij biznesi është ndihmuar nga Ministria e Agrikulturës që përmes projekteve ka ftuar prodhuesit lokal në zgjerimin e tregut për shitjen e kërmijve.

Derisa Romthan shet kërmij brenda Tunizisë, prodhuesit tjerë tashmë kanë nisur shitjen në tregjet evropiane, sidomos në Itali.

Kërmijtë janë të pasur me acid hialuronik, kolagjen dhe vitaminë E. Çmimi mesatar i një produkti me përbërë kërmijsh është nga 15 deri në 25 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button