Rexhepi: Përmbyllja e bisedimeve me ASH-në do të jetë pozitive brenda disa ditëve

Qeveria teknike e formuar me 3 janar ka për qëllim organizimin e vendit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Partitë shqiptare, BDI, Aleanca për Shqiptarët, PDSH, Lëvizja BESA dhe Alternativa akoma nuk kanë dhënë shenja për koalicionim në këto zgjedhje, përveç fjalëve. Dy partitë, BESA dhe Alternativa, dikur bashkë, sot nuk vjen në shprehje të koalicionojnë.

“Në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd nga radhët e Alternativës, në lidhje me mundësin për koalicion me LB-në.

Por këta dy parti kanë shpreh gatishmëri të bashkëpunojnë vetëm me ASH-në.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve”, tha Rexhepi për Alsat.

ASH-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë. Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim me LSDM-në.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button