Netanyahu: Izraeli nuk duhet të përfshihet në konfliktin SHBA-Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli nuk duhet të tërhiqet në konfliktin midis SHBA-ve dhe Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale njoftojnë se duke kryesuar takimin e kabinetit të sigurisë, Netanyahu ka thënë se vrasja e gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, u realizua nga SHBA-të, duke theksuar se vendi i tij “nuk ishte i përfshirë”.

Në një sulm ajror të kryer të premten nga SHBA-të jashtë aeroportit të Bagdadit u vranë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Netanyahu gjithashtu u bëri thirrje ministrave të tij që gjatë prononcimeve për media të përsërisin mbështetjen e Izraelit për të drejtën e SHBA-ve që të mbrojnë veten.

Gjatë takimit, zyrtarë të lartë të inteligjencës izraelite siguruan ministrat se gjasat e një sulmi hakmarrës të Iranit kundër Izraelit ishin të ulta, pasi sipas Channel 13, “Izraeli qëndroi në një distancë nga incidenti”.

Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.

Irani është zotuar se do të hakmerrej për vrasjen e Soleimanit dhe të dielën njoftoi se do të ndërpriste zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Presidenti amerikan Trump është kërcënuar se do të shënjestrojë lokacionet kulturore në Iran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button