NASA ka zbuluar një planet sa toka dhe të banueshëm?

Sateliti TESS nga NASA, ka identifikuar të parin planet, mbase të banueshëm. Ai është i të njëjtës madhësi me tokën dhe ndodhet afro 100 vjet drite larg planetit tonë, gjë që është relativisht afër tokës, kanë bërë të ditur në NASA, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Një zbulim i tillë është prezantuar në takimin e 235 të Shoqatës së Astronautëve në Honoluluu, thuhet në një artikull të botuar në telegram.hr, të cilin e transmeton Koha.net.

Planeti i zbuluar TOI 700 d, është njëri ndër tre sosh, i cili lëvizë përreth yjeve të ngjashme me diellin.

Ky yll me sipërfaqen e tij do të zinte 40 për qind të sipërfaqes së diellit, teksa temperatura është pothuajse përgjysmë më e ulët se në diell.

Planet TOI 700 d, është mjaftueshëm larg diellit, saqë të mund të ketë ujë.

Shkencëtarët nga NASA pohuan se kanë konfirmuar zbulimin e tyre nëpërmjet pajisjes Spitzer Space Teleskop, ndërkaq planeti i ri është interesant, ngase është ndër të paktët, i cili potencialisht mund të jetë i banueshëm jashtë orbitës diellore. Për më tepër, ky planet ka madhësinë e afërt me tokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button