Thaçi dy kushte për qeverinë: Të jem i vetmi zëvëndëskryeministër dhe BDI jashtë qeverisë

Të jem zëvendëskryeministri i vetëm në qeveri dhe Bashkimi Demokratik për Integrim të jetë jashtë qeverisjes, këto janë dy kushtet e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për koalicionimin parazgjedhor me Lidhjen Social Demokrate për zgjedhjet parazgjedhore të 12 prillit, shkruan TV21, transmeton Portalb.mk.

“Kushti i parë është që BDI të jetë jashtë qeverisë, kurse i dyti që kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të jetë zëvendëskryeministër në qeveri, gjithashtu të ketë vetëm një zëvendëskryeministër” tha Menduh Thaçi për TV21.

Partia Demokratike Shqiptare ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar, përmes ish ministrit për investime të huaja, Bardhyl Dauti.

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) është shprehur i gatshëm që partia e tij të bisedoj për koalicionime të mundshme me të gjitha forcat politike, përpos me Bashkimin Demokratik për Integrim(BDI) e cila sipas tij, është shprehur që dëshiron të dalë e vetme në zgjedhje.

“Nuk mund të shkohet në koalicionim me një parti e cila ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje. Momentalisht është shumë herët dhe nuk jemi duke biseduar me asnjë parti politike për koalicion të mundshëm parazgjedhor. Deklaratën e Menduh Thaçit e shof si pozicion të tijin kundrejt bisedimeve të mundshme për koalicion parazgjedhor” tha Muhamed Zeqiri për TV21.

Kujtojmë se Menduh Thaçi u dënua me 3 vjet burg për rastin “Titanik 2” në të cilin u vërtetua se ai kishte ushtruar presion ndaj një anëtari të Komisionit Zgjedhor, Bedredin Ibraimit për zgjedhjet lokale të vitit 2013, në favor të VMRO-së. Megjithatë, gjykata e apelit e rrëzoi aktgjykimin dhe rastin e ktheu përsëri në gjykim. Dënimi identik si i Menduh Thaçit ju shqiptua edhe Sasho Mijalkov dhe disa anëtarëve tjerë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button