Çmimi i Cavanit, 120 milionë euro!

Matador Cavani po tregohet një “monstër” në fushë dhe këtë nuk e mësuam vetëm nga ndeshja me Dnipro në Europa League por nga rendimenti i vazhdueshëm i uruguaianit në fushë.

Ish lojtari i Palermos tashmë është një “top player” që paguhet si i tillë nga Napoli por për ata që duan ta blejnë do të jetë shumë e vështirë sepse çmimi i tij është rritur, janë plot 120 mln Euro!

Ajo që shpëton Napolin është klauzola e lirimit të tij, 63 mln Euro. Shifër e çmendur për këto kohera, por në Itali vlerësohet mëse i drejtë për një lojtar që shënon rregullisht, por nuk mbaron me kaq sepse klubi që kërkon Matadorin duhet të paguajë akoma më shumë. Duke përfshirë pagën e sulmuesit, pagesat e prokurorëve+klauzolën 63 mln Euro, atëherë shifra që duhet të derdhë një klub është 120 mln. Prandaj edhe skuadrat që janë interesuar për uruguaianin kanë bërë një hap pas, por të tilla ekipe numërohen me gishta, PSG, City e Chelsea.

Deri tani, Cavani ka shënuar 13 gola në po kaq takime e për të kuptuar sa i rëndësishëm është për Napolin, ekipi ka dështuar të fitojë pa të në fushë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button