Samsung zbuloi datën e prezantimit të Galaxy S11

Samsung bëri të ditur se aktiviteti tradicional Unpacked do të mbahet më 11 Shkurt ku kompania pritet të prezantojë smartfonët flagship Galaxy S, shkruan PCWorld Albanian.

Telefonët që do të pasojnë seritë Galaxy S10 në 2019-ën sipas spekulimeve nuk do të quhen Galaxy S11 por Galaxy S20.

Gjithashtu është përfolur se Samsung do të zbulojë telefonin e ri me palosje krahas atij Galaxy S. Videoja e publikuar nga Samsung në rrjetin social Twitter nuk thotë shumë.

Disa përdorues të Twitter kanë dhënë interpretimet e tyre se çfarë animacionet misterioze do të thonë. “A” e parë e fjalës Galaxy përfaqëson kamerën e pasme ndërsa “A” e dytë përfaqëson telefonin me ekran që paloset.m të dizajnit krahasuar me modelin Galaxy S10 me përjashtim të kamerës e cila do të bëjë hapa përpara falë sensorit 108-megapiksel.

Gjithashtu pritet që telefonët e ardhshëm Galaxy S të kenë konektivitet 5G duke qenë se vinë me çipin Snapdragon 865 i cili mbështet 5G. Gjenerata aktuale e Galaxy S10 vjen me variante me 5G dhe pa 5G.

Gjithësesi na ndan afro një muaj nga zbulimi i të gjitha detajeve të flagshipit të Samsung.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button