Qyteti i Shkupit tregoi kur do të përfundojnë punimet te “Rruga e plastikave”

Faza e parë e punimeve në rrugën nga tregu i “Bit Pazarit” e deri te kazerma “Ilinden” do të përfundon në muajin prill, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ky segment rrugor i njohur si “Rruga e plastikave” është i gjatë 1,440 metra.  

“Në prill të këtij viti, faza e parë e Rrugës së plastikave do të jetë gati dhe do të fitojmë komunikacion bashkëkohor që do të ketë 4 korsi, rrugë për biçikleta dhe këmbësorë, si dhe mjedis të gjelbër ku lejon hapësira”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Përndryshe, këto punime pas “Rrugës së plastikave” do të vazhdojnë deri në kyçjen e bulevardit “Slovenia”.

“Në këtë pjesë do të realizohet kanalizim atmosferik i cili deri sot nuk ka ekzistuar, gjithashtu do të bëhet rikonstruimi i plotë i instalacioneve nëntokësore, për këtë janë të informuar edhe personat juridik. Rregulli është i qartë, pesë vite pas përfundimit të rikonstruimit nuk do të lejojmë gërmime. Kjo është faza e parë e rikonstruimit të kësaj rruge, jemi duke punuar në projektimin e fazës së dytë dhe pritet që në pranverë të vazhdojmë punimet nga hyrja në kazermën “Ilinden” deri në bulevardin “Slovenia””, tha Petre Shilegov.

LEXO: Filloi rikonstruimi dhe zgjërimi i “Rrugës së plastikave” në Shkup
LEXO: Rruga e plastikave, aty ku punohet si në Kinë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button