Juve “fluturon” me Ronaldon, Ibra nuk “shëron” Milanin (GOLAT)

Java e 18-të e Serie A vijon të prodhoi rezultate befasuese.

Milani nuk ja shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Sampdorias. Edhe pse kuqezinjtë dominuan këtë takim në fund u mjaftuan me një pikë. Zlatan Ibrahimovic luajti pas minutës 55-të, dhe pati një mundësi të mirë me kokë por nuk e dërgoi sferën në rrjetë, transmeton OraNews.

Në takimet e tjera, Juventusi mund pastër Cagliarin në “Alianz Stadium” me rezulatin 4-0. Heroi i bardhezinjëve rezultoi Cristiano Ronaldo i cili shënoi një tregolësh në pjesën e dytë, pasi 45-minutat e para nuk prodhuan gola. Higuain shënoi golin tjetër për ekipin e Maurizio Sarrit. Atalanta mundi me shifrat 5-0 Parmën në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button