U hoq ndalesa në kufirin grek

Ndalesa për automjetet transportuese është hequr sot në mesditë nga shërbimet kufitare të Republikës së Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Ndalesa e vendosur më 5 janar për shkak motit jot ë përshtatshëm është tërhequr nga gjithë vendkalimet greke.

Përndryshe, MPB-ja i pati njoftuar qytetarët e RMV-së se nga ora 05:00 më 05.01.2020 deri në orën 24:00 më 06.01.2020, do të vendoset ndalesë për hyrje për të gjitha automjetet transportuese në Republikën e Greqisë edhe atë në vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitlia” me mundësi për vazhdimin e saj.

Arsyeja për ndalesën është paralajmërimi për kushtet e këqija të motit në periudhën e përmendur, me mundësi për mot të ligë të përcjell me reshje të mëdha të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button