Vetëm edhe 48 orë i ka Kurti për t’u nominuar?!

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë e Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka thënë se në takimin e sotëm, Presidenti Hashim Thaçi nuk ka përmendur kurrfarë afati kohor.

“Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, theksoi Thaçi pas takimit me Kurtin.

Në lidhje me këtë, ka reaguar njëri nga pjesëmarrësit e takimit Kurti-Thaçi, anëtari i VV-së Kreshnik Ahmeti.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button