Çiftet që jetojnë bashkë përpara se të martohen kanë një problem me jetën e tyre intime

Shumë çifte po zgjedhin bashkëjetesën si një provë e parë, përpara hapit të madh! Ndryshe nga traditat e dikurshme kur çifti priste deri natën e martesës për të fjetur bashkë apo për të jetuar si çift, sot gjërat kanë ndryshuar dukshëm, shkruan Class.

Disa ekspertë të marrëdhënieve duartrokasin këtë prirje si një hap të shëndetshëm para martesës! Por, në të vërtetë e gjithë kjo mund të mos jetë fantastike për jetën tuaj seksuale.

Një studim i fundit i botuar në “The Journal of Sex Research” zbuloi se çiftet që jetonin së bashku para se të martoheshin kishin më pak seks në vitin e parë të martesës dhe nivele më të ulta të kënaqësisë seksuale në përgjithësi sesa ata që nuk jetonin bashkë.

Studimi, i cili përbëhej nga 113 çifte, gjurmoi nivelet e kënaqësisë seksuale gjatë katër viteve të para të martesës dhe shikoi faktorët që mund të ndikojnë në jetën seksuale të një çifti, si të jetuarit së bashku dhe të pasurit fëmijë para martesës.

Mesatarisht, çiftet ishin në fund të moshës 20-vjeç dhe vinin nga një përzierje e prejardhjes racore dhe etnike.

Përveç faktit se çiftet që jetuan së bashku para martesës raportuan të bëjnë seks më rrallë dhe me cilësi më të ulët, të dhënat zbuluan gjithashtu se takimi për një periudhë më të gjatë kohore, zakonisht një vit ose më shumë, ishte i lidhur me seksin në vitin e parë të martesës.

Dallimi në shpeshtësinë e seksit midis njerëzve që rrinë bashkë për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, zhduket pas katër viteve martesë. Dhe për çifte që kishin fëmijë para se të ndaheshin, viti i katërt i martesës shënoi kohën kur ata filluan të bëjnë seks më shpesh se ata që nuk bënin fëmijë para martesës.

Sipas autorëve të studimit, kërkime të mëtejshme duhet të bëhen për të kuptuar më mirë sesi ndryshon marrëdhënia seksuale e një çifti në vitet e para të martesës, dhe se si këto ndryshime mund të çojnë në çifte që ndahen ose shkurorëzohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button