Mësimi që po i japin djemtë aktivistë të Çegranit politikbërjes vendase

Nada Dosti
Shkruan: Nada Dosti

Quhen Rezistenca. Nuk janë djemtë e Profesorit te La casa de Papel, e për ata që nuk e kanë parë, një version modern i Robin Hudit, apo musketierë të kohës sonë të cilët më shumë se të ndihmojnë të varfërit duan të rrëzojnë sistemin për të krijuar një balancë më të qëndrueshme midis pasurisë që qarkullon dhe varfërisë, një tentativë për t’i plasur në fytyrë të sistemit të gjitha padrejtësitë. Përveçse një kryevepër spanjolle, e vlerësuar edhe nga shkrimtari mirënjohur Stephen King dhe çmuar me një Emmy Award, është një strukturë komplekse personazhesh karizmatikë, intilegjinentë, të zgjuar, të mençur me një mozaik të tërë personazhesh të ndryshëm që në fakt janë aq shumë prezent në shoqërinë tonë.

Sikurse ndodh gjithmonë: arritjet më të mëdhaja vijnë nga probleme të mëdha. Një traumë fëmijërie, një sprovë jete e cila të çon peshë. Të përgatit prej fëmijërisë për një qëllim më madhor: për të krijuar impakt dhe për të realizuar ndryshimin që prej kaq shumë kohësh pritej.

Rezistenca për Çegranin

Ç’ka është REZISTENCA?

Bëhet fjalë për një grupim qytetarësh të thjeshtë, intelektualësh dhe aktivistësh të cilët veten e përkufizojnë si “I gjithë Çegrani” dhe jo si lëvizje e orientuar kundër asnjë individi apo partie në veçanti. Të tillë ata synojnë bashkimin e të gjithë qytetarëve të zonës dhe rrethinave në një “Qëndresë” kunder çdo fenomeni negativ në shoqëri.

Deri tani “Rezistenca” ka arritur të realizoj fushatat si: prishja e Konçesionit të Gurërores, i cili konçesion me mosdhënjen e dy lejeve nga ana e Komunës së Gostivarit dhe një leje nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, brenda një afati të shkurtër kohorë do të neutralizohet;  Kthimi i pronës shoqërore siç eshte objekti dhe toka e ish Bashkësisë Lokale (komuna) së Çegranit, nën kuadër të së cilës aktivistë e Levizjes, deponuan një peticion në emër të banorëve të Çegranit, me nënshkrime, adresuar Këshillit Komunal dhe Kryetarit të Komunës; si dhe Fushata Humanitare “ÇEGRANI PËR SHQIPERINë” fushatë e cila kishte për qëllim të ndihmojë të demtuarve nga termeti në Shqipëri me një shumë prej 21750 euro që është ekuivalente me një shtëpi sipas standardit vendas

Falë kësaj Lëvizje, e cila me mbeshtetjen e të gjithë banorëve të Çegranit me rrethinë, arriti të krijojë kushte për një proces tepër demokratik për zgjedhjen e Kryesisë së Bashkesisë Lokale – Çegran.

Rezistenca për Çegranin

Per herë të parë në historinë e dy dekadave të fundit, u arrit që të neutralizohet totalisht ndikimi politikes në zgjedhjen e Kryesise së BL- së duke ju dhënë hapësirë njerëzve dhe Mërgimtarëve në veçanti që të vendosin në mënyrë të pavarur për emrat dhe formën e udheheqjes vendase.

Pas mbledhjes së parë konstituive, Kryesia e re e Bashkësisë Lokale realizoj një takim informativ-konsultativ në hapsirat e Komunës së Gostivarit me Kryetarin e Komunës Arben Taravari. Takim gjatë të cilit u trajtuan shum tema siç është procedura ligjore e funksionimit të BL-ve, statuti, rasti i Gurërores, statusi i objektit të ish Komunës së Çegranit dhënë MPB-së, çfarëçeshtja e antenave, ndermarrja higjiena, ujësjellësi, kanalizimi i sapofilluar, mbeturinat si dhe mbështetja që ofron Komuna në drejtim të bashkësisë lokale, duke marrë kështu mbështetje të parezervë llogjistike dhe financiare në drejtim të këtij këshilli.

Pas kësaj, cilat do të jenë aspiratat e Lëvizjes?

REZISTENCA do të vazhdojë me dinamizëm edhe më të fuqishëm. Shumë shpejt do jetë një Lëvizje Legale, e determinuar për të bërë ndryshime shoqërore, jo vetëm në Çegran por edhe Gostivar e më gjërë, dhe gjithmonë nën moton “Të unifikuar ngritemi, të ndarë rrëzohemi”.

Të rinjtë aktivist të këtij vendi po i japin një mësim të rëndësishëm vendit përsa i përket politikbërjes. Ashtu sikurse thoë edhe politologu i ri Samet Shabani se ekziston një lloj mendesie në Maqedoni se politikbërja është një proces që ka të bëjë vetëm me angazhimin me parti politike, por është në fakt një proces ku gjithësecili mund ta gjejë veten dhe mund të kontribojë.qoftë me angazhime në iniciativa joformale apo organizata joqeveritare që drejtëpërdrejtë ndikojnë në politikbërje.

Ky është mësimi më i fuqishëm që po i japin të gjithë shqiptarëve të RMV-së. Se kur jeta të përballë me sfida, kupton se janë vetëm disa pengesa që duhen zgjidhur që të mund të vazhdosh drejt qëllimit tënd. Sfidat nuk duhen parë si probleme por si mundësira për të ecur para. Gjatë gjithë serialit të La Casa De Papel përsëritet himni i Rezistencës/Qëndresës (kënga partizane Bella Ciao) siç është e tërë jeta e një shqiptari qoftë i mëmëdheut Shqipëri apo i trevave. Dhe aty ku ka qëndresë ka shpresë. Shpresë edhe nëse s’ja kanë pikën e idesë nëse do ja dalin apo jo. Por ata fokusohen tek qëllimi dhe jo tek sfidat dhe pengesat që dalin rrugës.

Rezistenca për Çegranin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button