Zjarr në një spital në Poloni, 4 të vdekur

Në Poloni sot ka shpërthyer zjarr në një spital, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe hospitalizuar 21 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katër të vdekurit janë pacientë në spitalin në Chojnice, një qytet në Poloninë veriore, tha zëdhënës i zjarrfikësve Marian Hinca, njoftojnë mediat vendore.

Një prej katër viktimave u gjet i vdekur kur zjarrfikësit arritën dhe tre të tjerët humbën jetën gjatë rrugës për në spital, tha ai.

Michał Sienkiewicz, një zyrtar policie, tha se zjarri ndoshta është shkaktuar nga cigarja e një punëtori të spitalit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button