Një tërmet prej 5,4 ballësh goditi Filipinet

Instituti i vullkanologjisë dhe sizmologjisë i Filipineve ka njoftuar se vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,4 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas institutit, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 50 kilometrash nën sipërfaqe, ndërsa epiqendra e tij ishin ujërat e provincës jugore Davao Oriental.

Nga instituti gjithashtu thanë se pas këtij tërmeti mund të regjistrohen edhe dridhje më të vogla.

Më 5 dhjetor 2019, rajoni Davao del Sur u godit nga një tërmet me magnitudë 6,8 ballë.

Dy tërmete me magnitudë më të lartë se 6 ballë kanë goditur ishullin Mindanao në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 23 persona dhe 417 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button