Ministri i Jashtëm turk, Çavushoglu: Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për uljen e tensioneve SHBA-Iran

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se së bashku me vendet e tjera, Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje për uljen e tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm amerikan të premten në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një mbledhje vlerësuese mbi politikën e jashtme për vitin 2019, Çavuşoğlu vlerësoi tensionet e fundit SHBA-Iran, duke thënë se vrasja e Soleimanit përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ne po japim përpjekje të mëdha për uljen e tensioneve SHBA-Iran përmes rrugëve diplomatike”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se ai vetë dhe presidenti Recep Tayyip Еrdoğan kanë biseduar përmes telefonit me homologë të shumtë botërorë lidhur me zhvillimet.

Ai nënvizoi se Turqia gjithnjë merr rol udhëheqës në hapat që ndërmerren për arritjen e paqes.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjkeje me të gjitha vendet në ditët në vijim për zgjidhjen e këtij problemi dhe uljen e tensioneve”, tha shefi i diplomacisë turke.

Ndryshe, Soleimani, kreu i forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, u vra së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, komandantin e lartë të forcave Hashd al-Shaabi të lidhura me Iranin, dhe tetë të tjerë më 3 janar në Bagdad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button