Avokati i Gruevski, Merxhan Dauti përsëri kërkoi përkthim të lëndës TNT në gjuhën shqipe

Avokati Merxhan Dauti, sot nëpërmjet një kumtese ka kërkuar nga Gjykata Penale që t’i mundësojë që mbrojtjen e lëndës TNT ta udhëheqë në gjuhën shqipe, duke rikujtuar në Kushtetutën dhe Ligjet për përdorim të ligjit, njofton Portalb.mk.

Ai ankohet se nuk mundet në mënyrë kualitative ta përgatit mbrojtjen e të akuzuarës Elisaveta Najdovska në lëndën TNT pasi që nga Gjykata Penale ende nuk i ka marrë të gjitha shkresat të përkthyera, që i ka kërkuar nga 4 nëntori i vitit 2019-të nga kjo gjykatë. Plotësisht, ai thotë se nuk i ka marrë edhe procesverbalet nga seancat, ndërkaq çdo ditë ka seanca.

“Sidoqoftë, duhet të theksoj se mënyra e deri tanishme e kryerjes së seancave gjyqësore kufizon të drejtën time për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë amtare në përdorimin zyrtar në procedurat gjyqësore, e cila është në kundërshtim me Amendamentin V të Kushtetutës së RMV dhe nenin 9 të Ligjit për përdorim e gjuhëve, që kanë efektin e rrezikimit të së drejtës së mbrojtjes (të mbrojtur me nenin 6 paragrafi 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) dhe në thelb të shkeljes së dispozitave të procedurës penale. Po ashtu, me këtë rast dua të theksoj se përkundër paraqitjeve të mia me shkrim deri në gjykatën kompetente, duke iu referuar shkeljeve të mësipërme dhe duke kërkuar të më mundësojnë të përdorë gjuhën shqipe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë Veriore, gjykatësi Stavrev me vetëdije iu shmanget vendimeve të tij për mos zbatimin e kësaj të drejte të regjistrohen në procesverbalet e seancave dëgjimore, gjë që më pengon të deponojë ankesë dhe të ndërmarrë veprime të tjera juridike”, thotë Dauti.

Sipas tij, mos-sigurimi i përkthimit të të gjitha dokumenteve dhe materialeve të nevojshme, ose mosdhënia e një përkthimi të njëkohshëm gjatë gjithë rrjedhës së procedurës, përbën një shkelje thelbësore të procedurës.

“Në rast mosrrespektimi të dispozitave të këtij ligji me dispozitat gjuhësore të një ligji tjetër, autoritetet janë të detyruara të zbatojnë nenin 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Gjykata Themelore Penale Shkup, para së gjithash duhet të sigurojë kushte për mbajtjen e seancës gjyqësore, duke filluar me procesverbalin e vetë seancës dëgjimore, pasi është e nevojshme të jepet një kopje e procesverbalit në përfundim të seancës, e cila nuk është dhënë asnjëherë, aq më pak të na jepen, sepse ata nuk janë të gatshëm të shtypin procesverbalet për të gjithë palën mbrojtëse dhe të prokurorisë”, thotë Dauti.

Ndryshe, avokati Dauti u përpoq të bllokojë gjykimin për “TNT” për rrënimin e “Kosmos-it” të Fiat Canoskit, duke kërkuar përkthim të tërë rastit në gjuhën shqipe. Paraprakisht, në gjyqin për “Talir”, me të njëjtën taktikë shtyrje kërkoi edhe i akuzuari, deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button