Disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës mbrëmë kanë mbetur pa rrymë, era e fuqishme i ka këputur kabllot

Disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës, mbrëmë kanë mbetur pa rrymë elektrike pasi që era e fuqishme i ka këputur kabllot, njofton Portalb.mk.

Më shumë defekte, ashtu siç thonë nga kompania EVN, ka pasur në pjesën veriore të Shkupit.

“Era e fuqishme ka qenë e arsye për ndalesë në furnizimin me rrymë elektrike në disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës. Kemi pasur përçues të këputur, ndërkaq në disa vende janë rrëzuar edhe shtyllat elektrike. Ekipet menjëherë kanë intervenuar dhe në afat sa më të shkurtër janë sanuar problemet”, thonë nga EVN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button