Revolucion në Finlandë, 4 ditë në javë punë me nga 6 orë dhe rroga nuk ndryshon

Kryeministrja e re e Finlandës ka kërkuar krijimin e një programi më fleksibël i cili parashikon që të punohet katër ditë në javë dhe dita e punës të jetë 6 orë. 

Sanna Marin, shefja e dytë më e re e qeverisë në botë, argumenton se kjo do t`i lejojë njerëzve të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre.

Marin, nënë e një fëmije, udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të cilat drejtohen po ashtu nga gratë; tre prej tyre janë nën 35 vjeç.” Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me njerëzit e afërt, t`i kushtohen pasioneve që kanë dhe aspekteve të tjera të jetës, siç është kultura”, ka thënë ajo, transmeton Top Channel.

Përpara se të bëhej kryeministre, Marin mbante postin e ministres së transportit, dhe gjatë kohës që ishte në atë pozicion, mbështeti idenë e javë më të shkurtër pune me qëllimin të përmirësohej raporti mes punonjësve dhe produktivitetit.

Në Finlandë aktualisht punohet pesë ditë në javë me nga tetë orë në ditë. Propozimi i shefes së ekzekutivit u mirëprit menjëherë me entuziazëm nga Ministrja e Arsimit, udhëheqësja e Aleancës së Majtë, Li Andersson.

Ndërkohë që edhe Zvicra ka vendosur që koha që një person harxhon për të shkuar në punë do të llogaritet si pjesë e punës, normalisht sipas një marrëveshje të arritur me punëdhënësin ku ka disa kritere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button