Angelovska: Përmes serisë së masave punojmë në shuarjen e ekonomisë gri, këtë e ka përshëndetur edhe FMN-ja

Përmes serisë së masave punohet në shuarjen e ekonomisë gri në vend. Këtë e ka parë dhe e ka përshëndetur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për punë financiare të planit të veprimit dhe përforcimin e mekanizmave për adresimin e ekonomisë gri dhe gjithashtu punohet në strategjinë për ngritjen e vetëdijes për ekonominë gri dhe përforcimin e moralit tatimor, ka thënë ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Ajo thekson se në Ministrinë e Financave tani më një të gjatë punohet në përgatitjen e planit të veprimit për vitin 2020 për përforcimin e mekanizmave për adresimin e ekonomisë gri dhe gjithashtu punohet në strategjinë për ngritjen e vetëdijes për ekonominë gri dhe përforcimin e moralit tatimor, njofton MIA.

Sipas saj masa TVSH-jaIme jep rezultatet dhe ato në vazhdimësi përmirësohen. Thekson se përforcimi i rëndësishëm i masës TVSH-jaIme është loja shpërblyese TVSH-jaIme#ShpërblimiIm i cili filloi më 15 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button