Gjuriq: Më 2020 do të vazhdojmë të punojmë për serbët e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se falë politikave të Presidentit Aleksandër Vuçiq ky shtet tani e ka më të lehtë që të sigurojë përkrahje efektive si politike dhe ekonomike për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë që të angazhohet edhe më tepër për ta, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë se viti që shkoi do të mbetet si vit në të cilin është realizuar cikli më i madh i investimeve të Beogradit në Kosovës në dekadat e fundit. 2019-ta për të ka qenë fillimi i funksionit në kapacitet të plotë në këtë aspekt për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button