Zoran Millanoviq – president i ri i Kroacisë

Ish-kryeministri Zoran Millanoviq ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kroaci, në garën me rivalen e tij njëherësh presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, del se Millanoviq, ka fituar 53 përqind të votave në zgjedhjet e 5 janarit.

Grabar-Kitaroviq, në anën tjetër, kandidate e partisë në pushtet, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) ka fituar 47 për qind të votave, transmeton REL.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, mirëpo ekspertët besojnë se humbja e Grabar Kitaroviqit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviq, në zgjedhjet e përgjithshme.

Partia, HDZ ka udhëhqur Kroacinë në pjesën më të madhe të kohës, prej kur ky shtet ka fituar pavarësinë më 1991.

Grabar-Kitaroviq është renditur e dyta në garën fillestare më 11 kandidatë, që është mbajtur më 22 dhjetor.

Millanoviq dhe Grabar-Kitaroviq më pas kanë vazhduar garën në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button