U rrit numri i të sëmurëve nga mushkëritë për shkak ajrit të ndotur

Stacionet matëse si në Rektorat, Qendër, Lisiçe, Gostivar, Tetovë, Strumicë, Kërçovë, Koçan, kanë regjistruar ndotje enorme të ajrit, ndërsa rekordin e ka mbajtur Gazi Baba, me 948 grimca PM 10 në metër kub.

Ministria e ambientit jetësor shtoi se të dhënat për cilësinë e ajrit në Gazi Babë nuk kanë qenë të sakta prej mbrëmë në ora 22 e deri sot në ora 14, transmeton TV21.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë tha se është e vështirë të thuhet sa persona janë sëmurë pikërisht prej ndotjes së ajrit por shtoi se numri i të sëmurëve nga mushkëritë e bardha është rritur dukshëm.

Filipçe shtoi se disa herë ka zhvilluar takim me ministrin për Mbrojtje të ambientit jetësor duke theksuar se po bëhet gjithçka që është e mundur që të ulet pragu i ndotjes së ajrit.

Për ajrin e ndotur ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, nga ku thonë se njëjtë si ndotja e ajrit, kulminante ishin edhe premtimet e qeveritarëve për zgjidhje të këtij problemi.

Sipas faqes së internetit VisualAir, Shkupi sot renditet i nënti si qyteti më i ndotur në botë.

Ndryshe, qytetarët marshuan në Shkup kundër ajrit të ndotur. “Marshi për jetët tona! Stop për 3 500 viktimat nga ajri i ndotur” filloi nga Ministria e mjedis jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup, si një masë paralajmëruese për kërkesën e tyre për realizimin 100 pikave për ajër të pastër deri në fundvit.

“Fronti i gjelbër” deklaruan se qëllimi i marshit është t’i paralajmërojnë përgjegjësit për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si kërkesa për jetë ose vdekje, aq sa nuk duhet të pritet asnjë moment. “O2 Iniciativa” theksoi se deri më tani vetëm 2 nga 100 kërkesat janë realizuar. Sipas tyre, kanë ngelur edhe 10 ditë deri në afatin e parë që është 31 dhjetori.

LEXO: Shkup, nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button