Ministrja Mizrahi: Punësimeve partiake duhet t’i jepet fund

Rashela Mizrahi, ministrja për punë dhe politikë sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike, theksoi se do të angazhohet për të zgjidhur problemin për përkujdesje të personit të tretë, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, rreth 8,500 lëndë të kësaj natyre janë bllokuar, derisa këtë mundësi e shfrytëzojnë qytetarët tjerë.

“Ndaj këtyre ankesave dhe reagimeve duhet t’u përgjigjemi. Do të kontrollohet se në cilën mënyrë janë dhënë pëlqimet për përkujdesjen e personit të tretë, por edhe në cilën mënyrë janë marrë dhe ndarë këto të drejta. 8.500 lëndë të bllokuara tregon se sistemi nuk funksionin, se ka njerëz që ju duhet ndihma në këtë moment, dhe nuk e marrin”, tha Mizrahi.

Sipas saj, nuk ka as vit ekonomik e as rrugë të drejtë siç premtojnë, por ka tenderë dy ditë para Qeverisë teknike dhe punësime partiake. Ajo premtoi se kësaj patjetër duhet t’i jepet fund, sepse ‘ministritë janë të qytetarëve, nuk janë qendra partiake’.

“Varfëria në Maqedoni çdo ditë shpejtë po rritet. Pamjen që e shohim nëpër rrugë është realitet që e përjetojnë qytetarët e këtij shteti”, deklaroi Mizrahi, duke premtuar se ‘nga ministria e problemeve, patjetër të bëhemi ministri e zgjidhjes’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button