Qosja e fajëson LDK-në për mosarritjen e marrëveshjes me VV-në

Akademiku Rexhep Qosja në llogarinë e tij në Facebook e ka publikuar një shkrim të gjatë dhe të titulluar “Antologjia e të përzgjedhurve”.

Në pikën e katërt të këtij shkrimi, Qosja e analizon edhe situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

Për moskrijimin e Qeverisë së re, ai e fajëson kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe të tjerët në këtë subjekt politik dukë thënë se “duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike”.

“Kryetari i LDK-së që për shumë vështrues të punëve tona politike lë përshtypjen e uzurpuesit të LDK-së sot, po e dëshiron edhe postin e kryetarit të Kosovës: ende s’dihet sigurt për veten apo për ndonjë anëtar tjetër të kësaj partie”.

“Fajtorin e moskrijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dhe, të atyre të tjerëve jashtë LDK-së, që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën, që moçalishten shtetërore të Kosovës të vërshuar prej korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, padrejtësive, përpjekjeve për të gjetur shpëtim në botë rinia e saj, despotizmit primitiv do ta shërojë e ta bëjë shtet të shëndoshë, modern, demokrati, të denjë për të jetuar i lirë e i denjë në të”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të akademikut Qosja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button