Albin Kurti – Nga ‘lufta paqësore’, tek paqja e dhunshme (VIDEO)

“Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë ai ndër të tjera në një dokumentar të realizuar në gjuhën angleze nga Igballe Rugova, transmeton KlanKosova.

Albin Kurti mund ta ketë ndryshuar qëndrimin e tij për luftën dhe mënyrën si fitohet paqja, por ka mbetur po aq luftarak në mbrojtjen e qëndrimeve të cilat i ndërron jo rrallë.

Në një intervistë të dhënë gjatë kohës kur Kosova po kalonte nëpër të gjitha fazat që secilën nga republikat e ish-Jugosllavisë e kishin çuar në luftë, ai e kundërshtonte luftën, e cili pastaj do t’ia sillte Kosovës lirinë.

Si udhëheqës i studentëve, ai deklarante se preferonte zgjidhje pa luftë të çështjes së Kosovës, ndërsa nënvizonte se kurrë nuk do të kapte armë në dorë, meqë besonte thellë se zgjidhja ishte paqja.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur”.

“Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë ai ndër të tjera në një dokumentar të realizuar në gjuhën angleze nga Igballe Rugova.

Në këtë dokumentar, Albin Kurti, i cili pas luftës nuk ka rreshtur së kritikuari Ibrahim Rugovën për politikën e tij paqësore, del të ketë qenë përkrahës i pikërisht asaj politike, që në pasluftë njihet si rugovizëm.

Transformimi i tij nga një lider studentor që nuk do luftë, por zgjidhje përmes paqes, tek një lider politik që e ka dhunuar vet paqen, duke e cilësuar të dhunshme, meqë sipas tij ishte padrejtë, është mbresëlënës.

Deklaratat e Albin Kurtit për luftën e tij dhe metodat paqësore për ta fituar paqen mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme, nga minuta e dymbëdhjetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button