Era e fortë rrëzoi pemën e Krishtlindjes në qendër të Tiranës (VIDEO)

Pasditja e sotme është përfshirë nga një mot me erë të fortë, transmeton OraNews.

Si pasojë, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Era po ashtu ka shkatërruar edhe çadrat e disa lokaleve të improvizuara në qendër të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë, menjëherë kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes të bashkisë për të bërë pastrimin e zonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button