Papa Françesku për tensionin SHBA – Iran: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

Dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje, transmeton KlanKosova.

Teksa foli në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë. Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim” tha ai.

Të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button