Mendoni se do të dobësoheni nëse nuk hani mëngjesin? E keni gabim!

“Mos dil nga shtëpia pa ngrënë” një këshillë që shpesh vjen nga mamaja tani vjen dhe nga mjekët. Disa njerëz nuk e hanë mëngjesin duke menduar se në atë mënyrë do të dobësohen, ndërsa të tjerët gjejnë kohë edhe për të ngrënë mëngjes. Hulumtimet amerikane, American Journal of Clinical nutrition tregojnë se kjo shprehi nuk është e shëndetshme dhe ka pasoja negative mbi shëndetin.

Tejkalimi i mëngjesit rrit rezervat e yndyrave rreth stomakut dhe është shkak për formimin e kolesterolit, që është njëri ndër shkaqet kryesor për sëmundjet e zemrës.

Studimi tregon se rrezik më të madh për të marrë sëmundjet e zemrës kanë personat, të cilët që në fëmijëri kanë pasur shprehi të tejkalojnë mëngjesin. Shkencëtarët zbulojnë se njëri nga shkaqet  për atë janë se ky grup i rrezikuar i njerëzve janë shumë të dhënë pas ëmbëlsirave dhe nuk ushtrojnë sa duhet, shkruan Dayli Mail.

Shkencëtarët të cilët më shumë se 20 vjet kanë ndjekur mënyrën e të ushqyerit të 2.184 vullnetarëve zbulojnë se me tejkalimi i mëngjesit mund të ndryshojnë mënyrën sesi trupi formon yndyrat  dhe çon deri te çrregullimi i tërësishëm i mënyrës së të ushqyerit, që do të rezultonte me rrezikim e shëndetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button