Aleanca për Shqiptarët zgjodhi shefin e Shtabit zgjedhor

Partia opozitare e kryetarit Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët (ASH) për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit ka zgjedhur Arben Taravarin për shef të Shtabit qendror, transmeton Portalb.mk.

Taravari, me profesion mjek, tashmë ushtron funksionin e Sekretarit të përgjithshëm në ASH, ndërsa ai tashmë është edhe kryetar i Komunës së Gostivarit.

Jam i nderuar dhe mirënjohës që sot u zgjodha shef i shtabit zgjedhorë të Aleancës për Shqiptarët. Për mua, kjo është një nxitje tjetër e fortë në angazhimin tim të partisë për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe demokratike në vend”, u shpreh Taravari.

Ai premtoi se do të angazhohet për fushatë të ndershme, pa manipulime, ballafaqime përmes argumenteve, duke ndjekur nevojat e qytetarëve.

Taravari siguroi kryesinë qendrore se kësaj radhe shtabi qendror i ASH-së, me gjithë shtabet lokale dhe aktivitetin politik do ta sigurojë dhe garantojë fitoren bindëse të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 12 prillit të vitit 2020”, deklarojnë nga ASH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button