Cakaj: Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Tuiter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, ka shënuar Cakaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button