Amerikanët të pakënaqur me qëndrimin europian, Irani: S’do qëndrojmë në heshtje

“Përgjigja ndaj një veprimi ushtarak, është po një veprim ushtarak. Ndaj kujt? Kur, ku? Këtë do do ta shohim”, deklaroi në një intervistë për CNN ambasadori i Iranit në OKB Takht Ravanchi.

“Ne nuk mund të qëndrojmë në heshtje, duhet të veprojmë dhe ashtu do të bëjmë”, ka shtuar ai, duke nënvizuar se sulmi i Shteteve të Bashkuara që i mori jetën gjeneralit Kasem Sulejmani “ishte një akt lufte kundër popullit të Iranit”.

Me mijëra irakianë morën pjesë ndërkohë në Bagdad në kortezhin funebër të Sulejmanit, duke thirrur mbi arkëmortin e tij “Vdekje Amerikës”. Ajo çfarë ka mbetur nga trupi i gjeneralit pas ceremonisë, do të dërgohet në Iran. I pranishëm në kortezh, ishte dhe kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, transmeton Top Channel.

Sekretari amerikan i shtetit Mika Pompeo nga ana tjetër është ankuar se aleatët europianë “nuk ndihmuan aq sa do të kishin dashur amerikanët”. Pompeo tha për Fox News se i kishte telefonuar funksionarëve në disa vende për të folur mbi sulmin.

“I kam kaluar ditët e fundit duke folur me partnerët në rajon, duke i treguar çfarë po bënim dhe përse po e bënim, dhe përse kërkonim asistencën e tyre. Të gjithë ishin fantastikë. Pastaj, folëm më partnerët tanë në vende të tjera, të cilët nuk qenë po kaq të mirë. Për tu treguar i sinqertë, europianët nuk ka ndihmuan ashtu siç do të kishim dëshiruar”, është shprehur shefi i diplomacisë amerikane duke shtuar se “në veçanti britanikët, francezët dhe gjermanët duhet ta kuptojnë se ajo që bëmë, ajo që amerikanët bënë, ka shpëtuar jetë edhe në Europë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button