Paris, policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia franceze gjuajti gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris të shtunën, transmeton Klan Kosova.

Ky gaz lotsjellës u hodh pasi protestuesit tentuan që të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve.

Ndërsa kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension, shkruan Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button