NATO e ndërpret stërvitjen e forcave irakiane të sigurisë

NATO-ja e ndërpret stërvitjen e forcave irakiane për siguri pas vrasjes në Bagdad të gjeneralit irakian, Kasim Sulejmani.

Misioni i NATO-s në Irak ka disa qindra ushtarë, të cilët i stërvisin forcat iraliane nga tetori i vitit 2018 me kërkesë të Qeverisë irakiane, transmeton MIA.

“Misioni i NATO-s vazhdon, por aktivitetet tani për tani ndërpriten”, deklaroi zëdhënësi i NATO-s.

Siç tha ai, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka pasur bisedë telefonike me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Numri i ushtarëve, të cilët janë pjesë e misionit të NATO-s në Irak është rreth 500 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button