SHBA-Iran: Tensionet rriten, janë shfaqur dezinformata dhe hashtag Lufta e Tretë Botërore

 Vrasja e gjeneralit iranian Kasëm Sulejmani ka ngritur shumë spekulime për atë çka mund të ndodhë pasi u vra ai nga fluturaket amerikane pa pilot në Irak. Kjo çoi deri në eksalim të ri të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së.

Me tërë këtë, kërkimi për frazat, si Franc Ferdinand dhe Lufta e Tretë Botërore u bë trend, njofton Bi-Bi-Si, duke theksuar se ka paralele mes eliminimit të Sulejmanit dhe atentatit ndaj Franc Ferdinandit në Sarajevë, që e shkaktoi Luftën e Parë Botërore, transmeton MIA.

Gjatë javës, një prej hashtagëve më të popullarizuar në Tuiter ishte #WWIII (Lufta e Tretë Botërore). Për më pak se një ditë, shfrytëzuesit e rrjeteve sociale publikuan më shumë se milionë publikime me hashtag të tillë.

Ueb faqja e Selective Service System – Shërbim për regrutim në armatën e SHBA-së u “rrëzua”, ndërsa arsyeja për këtë ishte qarkullimi i madh ndaj sajtit. Me rritjen e zërave për Luftën e Tretë Botërore, gjithnjë e më shumë amerikanë e hapin faqen për të parë se cilat janë kushtet për mobilizim.

Nga sajti në Tuiter publikuan se “Qarkullimi i madh ka të bëjë me përhapjen e dezinformatave”.

Në rast të gjendjes së luftës në SHBA një pjesë e amerikanëve i nënshtrohen mobilizimit. Qindra qytetarë që mund të thirren janë publikuar në ueb faqen e atij sajti.

Përforcimet janë nga Global-forcat për reagim të shpejtë të divizionit të 82-të ajrore, të cilët tani më kanë sistemuar disa qindra njësi ushtarake shtesë në rajon paraprakisht këtë javë pas eskalimit të tensioneve pas sulmeve ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad.

“Ushtarët do të sistemohen në Kuvajt si masë parandaluese për përgjigje të nivelit të rritur të kërcënimit kundër personelit dhe objekteve të SHBA-së”, ka thënë një përfaqësues zyrtar. Kjo lëvizje është ndërmarrë pas eskalimit të tensioneve të shkaktuara nga vrasja e Sulejmanit.

Maxhid Taht Racanç në një intervistë për Si-En-En ka thënë se me vrasjen e Sulejmanit, SHBA-ja ka filluar fazë të re pasi paraprakisht ka filluar “luftë ekonomike” me vendosjen e sanksioneve për Iranin në vitin 2018.

Ai e informoi Këshillin e Sigurisë së KB-së dhe sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore, Antonio Guteresh se Irani e mban të drejtën e vetë mbrojtjes sipas të drejtës ndërkombëtare.

Këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brajan tha se çdo aksion i Iranit si përgjigje e atentatit ndaj komandantit ushtarak iranian Kasën Sulejmani do të ishte “vendim shumë i keq”.

Në brifingun për operacionin ai tha se Sulejmani është sulmuar derisa ishte duke udhëtuar në Lindje të Afërt, duke planifikuar sulme ndaj bazave ushtarake dhe diplomatike në rajon.

“Irani do t’i kundërpërgjigjet SHBA-së”, deklaro dje ish-drejtori i CIA-s, Majkëll Morel.

“Së pari si rezultat i incidentit, do të ketë amerikanë të vdekur, amerikanë të qetë të vdekur. Është e mundur në ditët në vijim çdo vend ku Irani ka njerëz të vetë. Vendi më i sigurt është Iraku. Megjithatë, Libani, Bahreini dhe vendet tjera nuk përjashtohen në Lindje të Afërt”, ka thënë ish-shefi i CIA-s.

Përveç kësaj, ai beson se “duke bërë përzgjedhje sipas kohës dhe vendit të tij”, Irani “do të kryejë sulm terrorist, që do të rezultojë me vdekje të ndonjë funksionari të lartë amerikan”.

“Dhe kjo mund të ndodhë gjithkund në botë”, ka thënë Morel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button