Këto shenja tregojnë që edhe trupi juaj vuan pas ndarjes nga njeriu i zemrës

Ndarja me partnerin/ren nuk është asnjëherë e lehtë sidmos nëse lidhja ka qenë e gjatë, pos asaj që kalon nga ana psikologjike edhe trupi pëson ndryshim pas ndarjes.

“Lufta ” është përgjigjja primitive dhe e lindur e trupit tonë që e përgatit atë në rast të një kërcënimi ose sulmi ndaj mbijetesës sonë. Ky reagim natyral jo vetëm që shkaktohet nga rrethanat fizike; ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga trauma emocionale ose mendore, transmeton Klan Kosova.

Kjo perceptohet si një stres dhe trupi nuk e dallon nëse stresi vjen në formën e një zemre të thyer ose një luani që e ndjek.

Pagjumësia: Duhet të fajesoni hormone për këtë. Shenjë dalluese e shqetësimit mendor është simptomat fizike të ndryshimeve që ndodhin në oraret e gjumit dhe oreksit.

Nevoja për ushqim jo të shëndetshem: Një studim i vitit 2011 tregoi se kur jeni duke kaluar nëpër një ndarje dhe keni humbur dikë që dikur ishte pjesë e rëndësishme e jetës suaj, ato ndjenja do të regjistrohen si dëshira. Është interesante se pjesët e trurit që preken janë të njëjtat që stimulojnë dhe dëshirën për ushqime të caktuara.

Dobësimi i sistemit imunitar: Nga“thyerja” e zemrës trupi juaj reagon duke mbyllur disa pjesë të sistemit imunitar që ndihmojnë në luftimin e viruseve. Kështu jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button