RMV, Qeveria e dytë teknike nën udhëheqjen e Spasovskit do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare

Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ardhshme do të udhëheq me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare, për të cilat liderët e partive politike arritën harmonizim që të mbahen më 12 prill.

Zëvendëskryeministri i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do ta kryesojë qeverinë teknike në tre muajt e ardhshëm, ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale janë Naqe Çulv dhe Rahela Mizrahi, të cilët janë propozim i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në pajtim me vendimin ligjor, kryeministrin teknik e propozon partia në pushtet, partia më e madhe opozitare i propozon ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe PolitikësSociale. Pushteti ka zëvendës të vetë në MPB dhe MPPS, ndërsa opozita ka zëvendës të vetë në Ministrinë e Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

LEXO: Si do të funksionojë Qeveria teknike, roli i ministrave dhe zv.ministrave

Zëvendësministra në MPB dhe në MPPS janë Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shkrijell, ndërsa zëvendës në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë Gordana Dimitrieska Koçoska, Cvetan Tripunovski dhe Nevenka Stamenkovska Stojkovski.

Ndryshime në përbërjen lidhjur me qeverinë e fundit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje në mëngjes dha dorëheqje ka vetëm në pjesën e ministrave të propozuar dhe zëvendësve nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, si dhe në vendin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Në vendin e Koço Angjushev, i cili dha dorëheqje, do të jetë Mila Carovska, e cila ishte ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

 

Spasovski në ekspozenë para deputetëve theksoi se shteti ynë ndodhet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur prej nesh pritet funksionim i papengueshëm i të gjitha institucioneve.

“Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen aktivitete për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.

Mu për atë arsye kryesimi i Qeverisë në një periudhë të këtillë për të, siç tha, paraqet sfidë të madhe dhe përgjegjësi të madhe personale, profesionale dhe politike.

Sipas Programit për punë që Spasovski ia parashtroi Kuvendit, Qeveria në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike për prioritete të veta strategjike i konstatoi organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme, të drejta dhe demokratike, anëtarësimin e barabartë të RMV-së në NATO, fillimin e suksesshëm dhe udhëheqjen e negociatave inkuadruese me BE-në, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit produktiv dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve, reformat në jurisprudencë, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezionit etnik mbi parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjellët, uljen e ndotjes së ajrit, luftës vendimtare dhe joselektive me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përforcimin e sundimit të së drejtës përmes zbatimit të paanshëm dhe jodiskriminues të ligjeve, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe sistemit funksional të vetëqeverisjes lokale dhe reforma në arsim dhe investim në inovacione dhe teknologji informatike.

Spasovski kryeministër i dytë teknik, pas Emil Dimitrievit

Spasovski është zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa si kryeministër në qeverinë teknike vjen me propozim të organeve më të larta të partisë së tij amë.

Në funksionin ministër i Punëve të Brendshme për herë të tretë është zgjedhur në maj të vitit 2017. Në periudhën e viteve  2006-2008, 2011-2014 dhe 2016-2017 ishte deputet në Kuvend. Paraprakisht kishte punuar si sekretar në Komunën e Kumanovës dhe si këshilltar i kryetarit të Kumanovës.  Sipas biografisë së Spasovskit të publikuar në ueb-faqen e MPB-së, ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa për momentin është magjistër i Të Drejtës Administrative në fakultetin e njëjtë.

Ai është kryeministri i dytë teknik në historinë e vendit. I pari ishte Emil Dimitriev, i cili e ka kryesuar qeverinë teknike që i organizoi zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor të vitit 2016.

LEXO: Zyrtarisht Kuvendi zgjodhi Qeverinë teknike, këta janë ministrat e rinj

Dimitriev kohë më parë theksoi se nuk dëshiron të përzihet në zgjidhjet personale dhe nuk dëshiron të spekulojë, por, thotë se dëshiron që qeveria teknike ta bëjë punën e saj dhe ajo është fillimisht organizim dhe zbatim i zgjedhjeve të parakohshme dhe të marrim qeveri të re e cila do të përballet me të gjitha sfidat me të cilat përballemi.

Me rëndësi është, shtoi ai, ky lloj i qveive të zgjasë po aq sa është paraparë – tre muaj dhe asnjë ditë më shumë, sepse puna e këtyre qeverive në rrethana tjera është situatë shumë e ndërlikuar.

Naqe Çulev, njeriu i parë i MPB-së, Rahella Mizrahi do ta kryesojë MPPS-në

Naqe Çulev do ta kryesojë Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë tre muajve të ardhshëm. Ai është propozimi i dytë i VMRO-DPMNE-së, pasi paraprakisht nga LSDM-ja nuk u pranua Dragan Kovaçki për ministër të ri teknik të Punëve të Brendshme.

Çulev është profesionist shumëvjeçar në sferën e sigurisë, i cili kishte punuar në Agjencinë për Zbulim. Ai është kriminalist i diplomuar me studime pasdiplomike për paqe dhe zhvillim të Institutit për Studime të Mbrojtjes dhe Paqësore pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Në biografinë e tij qëndron se ka vizituar Program për Terrorizëm dhe Studime të Sigurisë Xhorxhe Marshall, Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë nga Gjermania dhe Londra, Britania e Madhe. Ka përfunduar trajnim edhe në Akademinë Transatlantike (TASA) në Universitetin Bon në Gjermani. Ishte përsosur për transformim të konflikteve me mjete paqësore në Universitetin e Sofjes në Bullgari. Ishte pjesë edhe e shkollës për rrjet ballkanik për të drejtat e njeriut në Dubrovnik, Kroaci. Ka marrë pjesë edhe në forumin e sigurisë për komunikim strategjik dhe integrim euroatlantik që ishte pjesë e NATO-kolegjit për Mbrojtje.

Ka përfunduar trajnime dhe përsosje në Britaninë e Madhe, Gjermani, Bullgari dhe shtete të tjera evropiane. Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 ishte drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Rashella Mizrahi, e cila duhet të jetë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, ka doktoruar në Universitetin “Bar Ilan” në Izrael. Përvojën e saj të punës e arriti në Institutin për Hulumtim në Kardiologji – Njuflend., Qendrën Mjekësore – Shiva, Izrael, si dhe në Fiziologji të reproduksionit, laboratorit në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” dhe shumë trajnime të tjera.

Ka punuar si konsulente në fondin global në kuadër të programit për tuberkulozë në Republikën e Maqedonisë, në monitorim në laboratorin në Izrael, si dhe asistent në Katedrën e Fiziologjisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Qeveria teknike – bashkëpunim më i madh mes pushtetit dhe opozitës në organizim të zgjedhjeve

Koncepti Qeveri teknike ose e Përzhinos ishte vendosur pas krizës së krijuar, pasi që kryeministri Zoran Zaev, atëherë lider i opozitës në vitin 2015 filloi me publikimin e “bombave”, pas të cilave vijuan zgjedhje të parakohshme.

Ky koncept, që tani është obligim ligjor, është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos që në vitin 2016 e arritën ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri aktual Zaev, i cili atëherë ishte në opozitë dhe përfaqësuesit e partive të tjera me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kompetencat e ministrave, por edhe të zëvendësministrave të cilët zgjidhen në Qeverinë teknike janë ndryshe nga ato që i kanë në përbërjen e rregullt qeveritare.

Ligji parasheh që zëvendësministri shtesë së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin të marrë pjesë në realizimin e kompetencave të parapara në Ligjin për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore.

Zëvendësi së bashku dhe në mëynrë të barabartë me ministrin i shqyrton dhe i nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet të cialt i sjellë ministri apo persona të autorizuar nga ai, zëvendësministri si dhe sekretari shtetëror në ministrinë adekuate, ndërkaq kanë të bëjnë me çështjet juridike, financiare dhe kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Secili akt, në kuptim të këtij ligji i parashtrohet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.

Nëse akti apo dokumenti është miratuar, d.m.th. nënshkruar vetëm nga njëri person, konsiderohet se i njejti nuk prodhon veprim juridik.

Në rast të mospajtimit mes ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në ministri lidhur me atë nëse një çështje juridike, financiare apo kadrovike ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve, KSHZ është e obliguar, në afat prej 24 orëve të sjellë vendim dhe të njejtin ta dërgojë në Ministrinë përkatëse. Vendimi i KSHZ-së është prëfundimtar.

Në rast të dyshimit të dalë nga veprimi i mundshëm joligjor nga ana e ministrit dhe/apo zëvendësministrit të tij plotësues, mund të parashtrohet padi në gjykatën kompetente. Në rast se kontestohen procedurat dhe vendimet administrative, rreth tyre mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente administrative.

Në pajtim me ligjin, zëvendësministri plotësues ka të drejtë për qasje jo të kufizuar drejt të gjitha akteve, dokumenteve dhe informatave të cilat janë në disponim të ministrit.

Vendi qeverinë e parë teknike e mori pas zgjedhjeve nga fundi i vitit 2016, ndërsa tani në fillim të vitit 2020 sërish jemi me qeveri teknike. kjo rrugë pasi Maqedonia e Veriut nuk mori dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në samitin e BE-së në muajin tetor, Zaev si kryeministër vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai kohë më parë në një deklaratë për MIA-n ka thënë se debati për t’i dhënë fund instrumentit “Qeveri teknike” duhet të mbulohet së bashku me debatin për ndryshim të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. përkujtoi se qeveria teknike, e njohur edhe si “qeveria e Përzhinës” është model i përzgjedhjes së qeverisë,  i cili është futur në ndryshimet e Ligjit për qeveri pas krizës serioze politike që e shkaktoi regjimi. Zaev shfaqi shpresë se qeveria teknike nuk do të keqpërdoret nga ana e opozitës aktuale.

Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për MIA-n potencoi se na duhet qeveri teknike e cila, siç tha, duhet të sigurojë minimum ambient për deklarim demokratik, në kushte të politikës së fuqishme të pushtetit dhe makinerisë propaganduese shtrenjtë të paguar e cila duhet të zezën ta përfaqësojë si të bardhë.

Njeriu i parë i BDI-së, Ali Ahmeti për MIA-n thotë se zgjidhja aktuale për qeveri teknike njëqind ditë para zgjedhjeve ishte prodhim i rrethanave të rënda specifike në të kaluarën, ndërsa për ndryshimin eventual të këtij modeli është i nevojshëm harmonizim nga të gjithë që kanë marrë pjesë në proces. Për Ahmetin, qeveria teknike besimin e tillë në procesin zgjedhor dhe pranimin e përgjithshëm të rezultateve zgjedhore nga të gjitha anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button