Liderit të Katalonjës i ndalohet të jetë deputet

Komisioni Zgjedhor Spanjoll shpalli liderin katalunas Quim Torre si të papërshtatshëm për të qenë anëtar i parlamentit krahinor.

Vendimi erdhi pasi një gjykatë në Katalonjë muajin e kaluar ndaloi Torrën të mbante detyra publike për 18 muaj, e kjo pas refuzimit për hequr simbole separatiste nga ndërtesat në Kataloni gjatë fushatës zgjedhore,.

AP vlerëson se vendimi i bordit zgjedhor mund të ketë pasoja të gjera në Katalonjë dhe të prishë planet për të formuar një qeveri të re spanjolle, transmeton Te Sheshi.

Më parë, Partia Republikane e Katalonjës (ERC) njoftoi se do të abstenojë gjatë një votimi në parlament për të votëbesuar Pedro Sanchez-in si kryeministër.

Socialistët Pedro Sanchez dhe ERC njoftuan dje se kishin rënë dakord që qeveria e ardhshme e Sanchez-it të kishte një dialog të hapur për të ardhmen e krahinës spanjolle të Katalonjës, dhe se përfundimet e dialogut do të konfirmoheshin me votat e qytetarëve të kësaj të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button