Është liruar nga burgu kërcënuesi i Albin Kurtit

Ditë më parë, në Facebook, Haxhi Hoti, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, kishte bërë një postim jo fortë të zakonshëm, shkruan Kallxo.com, transmeton Portalb.mk.

Ai kishte bërë thirrje që të vitet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Albin Kurti ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritetA”, kishte thënë në mes tjera Haxhi Hoti.

E pas këtij deklarimi publik, Hoti u arrestua nga Policia e Kosovës dhe u ndalua për 48 orë.

Madje, Prokuroria e Shtetit kërkoi paraburgim për anëtarin e partisë së Fatmir Limajt.

Por, një kërkesë të tillë nuk e aprovoi Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën kur u mbajt një seancë.

Kujtim Krasniqi, gjyqtar në këtë Gjykatë, mori vendim që ai të lirohet, ndërsa si masë vendosi që Haxhi Hoti mos t’i afrohet Albin Kurtit në një distancë prej 500 metrave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi nga zyra për medie në këtë institucion të drejtësisë.

Hoti të shtunën përmes një postimi në Facebook foli për vrasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pasi mediat filluan të raportonin, Hoti e kishte fshirë postimin në profilin e tij në Facebook, madje edhe kishte kërkuar falje.

Ndërsa, vetë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes Facebook, kërkoi që ai të lirohet për të festuar festat e fundvitit në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button