Krijoi foshnjat e para të manipuluara gjenetikisht, u dënua me 3 vite shkencëtari

Tre vjet heqje lirie është dënimi i dhënë nga një gjykatë kineze për shkencëtarin i cili krijoi foshnjat e para në botë të manipuluara gjenetikisht. Ai u akuzua për ushtrim të praktikave të paligjshme, shkruan Euro News, transmeton Portalb.mk.

Në nëntor të 2018, studiuesi kinez He Jiankui shkaktoi tërmet duke njoftuar se kishte arritur të krijonte foshnje të manipuluara gjenetikisht.

Diçka më shumë se një vit më vonë, drejtësia kineze e ka dënuar atë me tre vjet burg dhe një gjobë prej 3 milion juan ose rreth 400,000 euro, për shkeljen, me vetëdije, të ligjeve kineze duke modifikuar gjenetikisht embrione njerëzore për qëllime riprodhuese.

Dy bashkëpunëtorë të tij, gjithashtu janë dënuar përkatësisht me dy vjet dhe 18 muaj burg.

Shkencëtari polemik rekrutoi tetë çifte për të krijuar foshnje të manipuluara gjenetikisht të afta t’i rezistojnë infeksionit të HIV.

Nga embrionet e modifikuara, tre foshnje kanë lindur, duke përfshirë dy vajza binjake që sipas He tha se ato kanë “aftësinë natyrore” për t’i rezistuar HIV-it.

Përtej çështjes etike, autoritetet kineze e akuzojnë atë se eksperimenti i paligjshëm nisi për “famën personale dhe fitimin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button