Iran, janë zhvilluar protesta për shkak të vrasjes së Soleimani

Pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Imam Khomeini Musalla, mijëra persona dolën në rrugët e Teheranit, duke shprehur pakënaqësinë për shkak të vrasjes së Soleimanit në Bagdad, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Në Iran sot pas namazit xhumasë janë mbajtur protesta pas sulmit të mbrëmshëm amerikan në Bagdad, ku u vra komandanti i njësisë elitare iraniane Kuds, Qassem Soleimani.

Pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Imam Khomeini Musalla, mijëra persona dolën në rrugët e Teheranit, duke shprehur pakënaqësinë për shkak të vrasjes së Soleimanit në Bagdad.

Gjatë protestave, të cilat njëkohësisht u organizuan edhe në shumë qytete tjera iraniane, mund të dëgjoheshin sloganet “E mallkuar është Amerika”, “I mallkuar është Izraeli”.

Në sulmin e mbrëmshëm në aeroportin e Bagdadit u vra komandanti Soleimani, i cili drejtonte njësinë elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se sulmi u krye nga forcat amerikane nën direktivën e presidentit Donald Trump.

Prijësi fetar i Iranit Ayatollah Ali Khamnei paralajmëroi hakmarrje të ashpër për përgjegjësit e vrasjes së Soleimanit.

Khamnei emëroi sot Ismail Qaanin si komandantin e ri të njësisë elitë Kuds dhe shpalli tre ditë zie në Iran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button